Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se Qeverise së Albin Kurtit po i mungojnë rezultatet dhe tash iu ka mbetur të ”mburren me absurditete“.
Ajo i është referuar raportit të World Justice Project për sundimin e ligjit, ku Kosovën e nxjerr në vendin e 57’t në botë.
Por Qeveria po krenohet se Kosova e ka vendin e dytë në botë për përmirësimin e sundimit të ligjit kur krahasohet viti 2022 me atë 2021.
E për këtë Halimi thotë se duhet të shikohet edhe viti 2020, pjesën më të madhe të saj nuk ka qeverisur Lëvizja Vetëvendosje dhe Kosova renditej e 54’ta në botë për të shënuar regres për gjashtë pozita një vit pas.
”Dështimi të shtyn madje të tentosh ta shesës si sukses vendin e 57-të në ‘World Justice Project’, ndërkohë që mandatin e ke marrë kur ke qenë në vendin e 54-të. Nuk ka manipulim, nuk ka ‘World Project’ që e mbulon mungesën e projekteve madhore“, ka thënë Halimi.
”Vendi i 57-të këtë vit, pasi që vitin paraprak ke qenë i 60-ti është dështim, sepse në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54-të. Pra, si përfundim, nuk ka propagandë që e mbulon punën dhe angazhimin e vërtetë në qeverisje“, ka deklaruar zëdhënësja e LDK-së, duke shtuar se kjo është ”histeri partiake për sukses“