Trupat ruse sulmojnë familjen ukrainase, humbin jetën babai dhe djali 14-vjeç

Forcat ruse kanë sulmuar një makinë, ku ndodhej një familje ukrainase dhe si pasojë kanë humbur jetën babai dhe djalin 14-vjeçar.

E plagosur ka mbetur vajza 5 vjeçe, njoftoi në Facebook Yevhen Ryshchuk, kryetari i komunës Oleshky në Kherson. Vajzës i është prerë gishti i njërës dorë. Këtë e kanë raportuar mediat ukrainase.

Ryshchuk raportoi se trupat ruse qëllojnë këdo që mendojnë se përbën një kërcënim.