Rihanna, Dave Chappelle dhe Tyler Perry mbështesin Will Smithin në shfaqjen private të filmit të tij të ri “Emancipation”

Will Smith mori mbështetje nga një mori miqsh të tij të Hollivudit, duke përfshirë Rihannan, Dave Chappellen dhe Tyler Perryn, gjatë një shfaqjeje private të filmit të tij të ri “Emancipation”.

Filmi shënon publikimin e parë të Smithit që nga Oscars 2022, ku ai goditi Chris Rockun në skenë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv.

Aktori 54-vjeçar buzëqeshi ndërsa mbante telefonin për një selfie në grup të postuar në Instagram të hënën, ku shfaqeshin disa të famshëm të tjerë duke shijuar projektin e fundit të Smithit.

Foto: Screenshot/Instagram

Me regji nga Antoine Fuqua, filmi ndjek personazhin e Smith, Peter, teksa i shpëton skllavërisë dhe gjen lirinë gjatë Luftës Civile Amerikane.

“Natë epike. Faleminderit që ishit për të parë Emancipation. Shpresoj që jeni kënaqur”, tha aktori.

“Kjo natë ishte magjike dhe filmi juaj është me të vërtetë diçka që do të zgjasë përgjithmonë”, shkroi Kenya Barris në pjesën për komente.

 

Bashkë me Ririn ishte i pranishëm edhe partneri i saj, ASAP Rocky, me të cilin ka një djalë.

Filmi do të shfaqet premierë në kinema më 2 dhjetor përpara se të kalojë në platformën e transmetimit më 9 dhjetor.

Foto: Screenshot/Instagram

Will ka qenë në qendër të vëmendjes këtë vit për shkak të skandalit në “Oscars”. Ai u përjashtua nga Akademia për dhjetë vite të tjera.