Ylli i “Friends”, Matthew Perry, ka folur për varësinë e tij ndaj opioideve, e cila u bë thuajse fatale disa vite më parë. Në një intervistë me People, aktori zbuloi se varësia e tij nga alkooli sapo kishte filluar kur iu bashkua kastit të “Friends” si Chandler Bing në 1994, kur ishte vetëm 24 vjeç.
53-vjeçari ka pranuar se ka shpenzuar miliona dollarë në përpjekjë për të marrë trajtimet e duhura dhe për të kuruar varësinë.
“Kam shpenzuar rreth 9 milionë dollarë në përpjekje për të qenë esëll”, u shpreh ai.
Varësia e tij u u përshkallëzua me kalimin e viteve dhe në vitin 2018, thuajse i kushtoi jetën.
Shifra marramendëse është një tjetër provë e qartë se largimi nga rrethi vicioz që krijon varësia e çdo lloji është tepër sfidues dhe një punë e vazhdueshme!