Për një trup të admiruar si Georgina

Georgina Rodriguez i ka mahnitur ndjekësit e saj në rrjetet sociale me dukjen e saj duke postuar fotografi nga palestra.

Ajo deklaroi se më së shpeshti bën ushtrime që përfshijnë përdorimin e brezave, peshave dhe të ngjashme, ndërsa shkon në palestër gjashtë herë në javë.

Partnerja e Cristiano Ronaldos merret me balet që në fëmijëri dhe beson se është më meritor për figurën e saj të lakmueshme trupore. Duke ushtruar balet, ajo arriti të përmirësojë edhe shëndetin e saj mendor.

(Foto: Instagram/georginagio)

Në një intervistë për revistën Men’s Health, Georgina tha se në fillim ishte një sfidë e madhe për të që të stërvitej me një sportist si Ronaldo. Sidoqoftë, me stërvitje të rregullt, ia doli.

Vetëkuptohet që trajnimi nuk mjafton. Vëmendje duhet t’i kushtohet edhe ushqyerjes.

(Foto: Instagram/georginagio)

Ushqimet e saj zakonisht duken kështu:


Mëngjesi: vezë, bukë e thekur me avokado dhe lëng portokalli

Zamra: smoothie proteinike

Dreka: gjoks pule, perime dhe oriz

Darka: makarona integrale me një gotë verë të kuqe ose salmon me patate dhe perime