Dikur ishin ndër çiftet më të përfolur, Klaudia Pepa rrëfen raportin që ka me Albi Nakon sot

Klaudia Pepa dhe Albi Nako kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar. Ata i kanë dhënë fund martesës së tyre prej shumë vitesh ndërsa Klaudia vijon karrierën si balerinë në Itali. Po ashtu dhe ndarja ishte shumë e komentuar, nisur dhe nga deklarata e balerinës kur tha se e konsideronte Albin si vëlla.

Së fundmi, Klaudia ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka folur për jetën e saj personale. E pyetur për marrëdhënien me Albin, ajo theksoi: “Tani janë ftohur të them të drejtën. S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë…Gjërat shkuan siç duhet të shkonin, çdokush në jetën e vet”.