Kuvendi votoi Strategjinë e Sigurisë së Kosovës

Sot pas një debati prej rreth tre orësh, Kuvendi i Kosovës ka votuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027.

Pozita përkrahu strategjinë e prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa opozita e kritikoi atë për shkak se sipas saj nuk ka pasur diskutim të duhur nga akterë dhe në institucione gjegjëse të Kosovës, raporton RTKlive.

Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, pro votuan 60 deputetë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas votimit tha se Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 15:00.