Blogerja e famshme Kim Kardashian, ka hequr dorë nga paraqitjet e kuruar duke u shfaqur krejt natyrale.
41 vjeçarja shfaqi tiparet e përsosura teksa i mësoi fansat sesi duhet t’i aplikojnë produktet e saj të lëkurës SKKN.
Ish-bashkëshortja e Kanye West u shfaq e veshur me një fustan për video, dhe kishte veshur sytjena sportiv.
Në klip Kim u pa duke aplikuar butësisht njëri nga produktet në fytyrë dhe në qafë.
Ndërkohë, në mbishkrimin e postimit paralajmëroi sesi të bëhet kujdesi i lëkurës dhe shpjegoi teknikën e duhur për rezultate më të mira.