Komisioni Europian propozoi një paketë të re masash me qëllim për të përmirësuar stabilitetin në tregjet europiane të gazit.
Duke folur nga Strasburgu i Francës, presidentja Ursula Von der Leyen, tha se në të do të përfshihet blerja e përbashkët e gazit, krijimi i një standardi për çmimin e gazit dhe krijimin e një pakti solidariteti energjetik mes vendeve anëtare të BE-së.
Shefja e Komisionit Europian kërkoi vazhdimin e përpjekjeve për të kursyer gaz dhe investuar në sektorin e energjisë së rinovueshme.
Synimi i kësaj pakete është që të garantohet furnizim për secilin vend anëtar dhe një çmim i ulët për konsumatorët. Kjo paketë masash do të diskutohet këtë javë nga liderët e shteteve anëtare në samitin e Bashkimit Europian këtë javë, dhe për të hyrë në fuqi duhet marrë aprovimi i tyre.