Sot pata një ditë të veçantë dhe u ndjeva jashtëzakonisht i lumtur me befasinë që më është përgatitur nga Komiteti Ekzekutiv, administrata e FFK-së, gjenerata e artë dhe nga “Dardanët”, me rastin e ditëlindjes sime.
Po ashtu, edhe urimet e përzemërta nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, si dhe nga shumë homologë nga Evropa dhe kontinentet e tjera e bëjnë këtë ditë shumë speciale për mua dhe familjen time.
Dua t’i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe në tërësi komunitetin e futbollit për urimet dhe për mbështetjen e vazhdueshme në realizim të projekteve të shumta për të mirën e futbollit tonë.
Faleminderit gjithsecilit për fjalët dhe urimet tuaja të mira!
Jam shumë i lumtur që jam i rrethuar me kaq shumë miq!
https://fb.watch/gfN0Yyb7t7/