Cara Delevingne është shfaqur në formë të mirë këto ditë pas një sërë paraqitjesh shqetësuese publike.
Supermodelja e lindur në Londër, 30 vjeçe, mori pjesë në Fremantle Photocall si pjesë e MIPCOM 2022 në Kanë të hënën mbrëma, ku ajo mahnitinjë ansambël elegant dhe sjellje të prerë.
Për mbrëmjen, Delevingne kishte veshur një fustan të shkurtër të zi, të cilin e kombinoi me një gjerdan të thjeshtë ari.
Flokët ngjyrë karamel të aktores së “Only Murders in the Building” ishin stiluar me kaçurrela që i vinin poshtë shpatullave, ndërsa zgjodhi një grim po ashtu të lehtë.
Kjo shënon daljen e dytë publike të Delevingne që nga shqetësimi për shëndetin dhe mirëqenien e saj.
Në fund të muajit të kaluar, engjëlli i “Victoria’s Secret” mori vëmendje me dukjen për një event të Javës së Modës në Paris.
Rreth një muaj më parë, Cara u fotografua në gjendje të rënduar dhe duke bërë sjellje të çuditshme në aeroport.
E njëjta po ashtu u shfaq më parë në një veturë duke konsumuar cigare e me mavijosje në trup.
Pas kësaj, biondja duket se pati një ndihmë nga miqtë dhe familjarët.