Një qytetar në Mitrovicën e jugut ka raportuar se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij, fotografohet nga një fqinj i cili atë veprim e bën edhe ndaj gruas dhe fëmijëve të ankuesit.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari nga i cili është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime.
Me udhëzim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.