Krahasimi i formave trupore të Kim me dhe pa ndërhyrje të Photoshopit

Në episodin e ri të emisionit “The Kardashians”, i cili transmetohet në shërbimin streaming Hulu, shikuesit kanë mundësinë të shohin se si duket Kim Kardashian pa Photoshop.

Gjegjësisht është shfaqur videoja e krijuar në mars të këtij viti kur ajo ka pozuar për kopertinën e revistës Variety. Ajo kishte veshur një fund të ngushtë, sutjena dhe doreza.

Shumë nga shikuesit e kanë vënë re se beli i saj duket dukshëm më ndryshe se në versionin e redaktuar të kopertinës. Megjithatë, ata ranë dakord se ajo është e bukur edhe në gjendjen e saj natyrore.

(Foto: The Kardashians/Hulu/The Sun)

Nëna e bukuroshes, Kris Jenner dhe motrat Khloe dhe Kourtney gjithashtu morën pjesë në xhirime.

(Foto: Variety)

Sa për kujtesë, Kim u kritikua për intervistën e saj me revistën e lartpërmendur. Ajo u kërkoi femrave që të “ngrihen dhe të fillojnë të punojnë” dhe shtoi se “këto ditë duket se askush nuk dëshiron vërtet të punojë”.

(Foto: The Kardashians/Hulu/The Sun)

“Unë nuk i kuptoj reagimet negative. Besoj vërtet në atë që thashë. Çështja ishte se kushdo që dëshiron të ecë përpara duhet të punojë shumë. Ky është një fakt. U habita se sa i zemërova lexuesit”, kishte thënë ajo në episodin e ri të emisionit “The Kardashians”.

(Foto: Variety)

 

(Foto: Variety)