Një person ka ndërruar jetë dje në Leposaviq.
Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit nga policia, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore dhe ekipi mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.
“Me kërkesë të familjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremoni varrimi”, thuhet në raport.
Njoftimi i plotë:
Leposaviq 16.10.2022 – 12:30. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësia policore dhe ekipi mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me kërkesë të familjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremoni varrimi.