Miliarderi Jeff Bezos dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, kanë udhëtuar drejt Romës për një pushim romantik.
Paparacit e kanë fotografuar pranë Koloseut çiftin që është në lidhje që nga viti 2019, kur ishin prezantuar përmes ish-bashkëshortit të saj, Patrick Whitesell, i cili punon si menaxher i shumë personazheve të famshëm, duke përfshirë Matt Damon, Christian Bale, Kevin Costner dhe Hugh Jackman.
Lauren është rritur në varfëri dhe u bë e famshme si gazetare. Disa nga kompanitë mediatike ku ajo ka punuar janë: FOX, Good Day L.A., Extra etj. Ndër emisionet që ajo ka drejtuar janë: The View, Showbiz Tonight e So You Think You Can Dance.
Ajo ka dy fëmijë: një vajzë me Patrick Whitesell dhe një djalë me yllin e NFL, Tony Gonzalez. Jeff ka tre djem dhe një vajzë nga martesa e tij me MacKenzie Scott.
“E vetmja dëshirë që kam është që pjesa tjetër e botës të të shohë me sytë e mi. Njerëzit nuk shohin që ti je njeriu që do të bëjë gjithçka për të ndihmuar një mik të sëmurë.
“Ata nuk e shohin njeriun që zgjohet herët çdo mëngjes për të bërë mëngjesin për fëmijët dhe për të biseduar me ta për jetën dhe te mësojë si ta bëjë këtë botë një vend më të mirë. Jam i lumtur që kam mundësinë të jem pranë teje”.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Zgjohem çdo ditë e emocionuar sepse të dua”, kishte shkruar më parë Jeff në një kartolinë për ditëlindje kushtuar Laurenit.