Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ditën e sotme (e premte) është bërë baba.
Ai dhe bashkëshortja e tij, artistja Eni Koçi, u bënë prindër të një vajze që e kanë quajtur, Adea.
Për këtë pati një reagim edhe nga vet krijuesi i hitit “Shpirtin e zi” nëpërmjet një postimi të shpërndarë në Facebook.
Postimi i plotë i Gencit (pa ndërhyrje):
“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri.
Ndjehem i lumtur dhe plot jetë.
Faleminderit Spitali Lindja dhe doktor Dergut Aliu për kujdesin, mirësinë dhe respektin e treguar”.