Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Aktakuza është ngritur në drejtim të veprës penale “Mos-raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare”.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Referuar kërkesës suaj, mund t’iu konfirmojmë se prokurori i çështjes, pas zhvillimit të hetimeve, më 13.10.2022, ka ngritur aktakuzë kundër R.H., në drejtim të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila aktakuzë është proceduar për trajtim të mëtejmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në përgjigje.