Bizare: Një vajzë heq dhe merr shkronjat nga varri i Adem Jasharit në Prekaz

Një vajzë në Prekaz është arrestuar për dëmtim të shkaktuar në kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Ajo dyshohet se ka marrë shkronjat nga varri i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Në lidhje me rastin kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Ju njoftojmë se për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz të Skenderajt, mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të vepres penale, Dëmtim, shkatërrim dhe nxjerrje e paautorizuar monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”, është arrestuar një e dyshuar femër, të cilës nga ana e Prokurorit i ishtë caktuar masa e ndalimit për 48 orë, lënda është proceduar në Prokurori” – kanë thënë nga Policia e Kosovës.