Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë një video-selfie nga xhipi, ku u deklarua për mbledhjen e qeverisë, në të cilën u fol për të gjeturat e ministrive.
Ndaj kësaj, ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili po ashtu me një video-selfie, i ka reaguar Kurtit, ku ai pati një porosi për qeverinë Kurti, duke thënë se nuk ka vend për analizë të te gjeturave, por se ka nevojë për prezantim të vendimeve.
Përveç vendimeve, Tahiri ka thënë se, duhet të paraqiten edhe rezultatet prej të cilave kanë përfituar qytetarët e Kosovës.
“Mirëmëngjesi qytetarë të Kosovës! E pash që kryeministri e kish postuar një video dhe na tregonte që në mbledhjen e 100-të është duke bërë analizën e gjetjeve. Porosia ime për Qeverinë dhe kryeministrin është që nuk ka vend për analizë të të gjeturave, por ka nevojë për prezantim të vendimeve, rezultateve prej të cilave kanë përfituar qytetarët dhe vendi ynë”, ka thënë Tahiri.