Haradinaj për Kurtin: Mashtrues ordiner, shteti nuk mbahet me vitra

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se jeta në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve.

Kështu ka deklaruar Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se, sipas tij, kryeministri Kurti, në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq pak sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet.

“Shteti nuk mbahet me “vitra”. Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet”, ka thënë i pari i AAK-së.

Tutje, ai ka shtuar se, shteti nuk mbahet me “vitra”, dhe se zgjidhja është me masa të përhershme.

Kryetari i AAK-së, ka kërkuar që të rriten pagat e pensionet dhe se pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë, siç tha ai.

“Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë. Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth”, ka përfunduar Haradinaj.