Personazhet më të përfolura të ditëve të fundit janë padyshim Tea, Beart dhe Andi nga “Për’puthen”.
Historia që u tregua në ekran, se kishte nisur një histori dashurie mes Teas e Andit dhe largimi i tyre si çift ishte tejet i komentuar, por pak ditë më vonë u zbulua se e gjitha kjo ishte një gënjeshtër.
Pas shumë ditësh, komentimi e versioneve të Andit e Beartit, Tea kishte qëndruar deri më sot.
Por heshtja u thye, përmes një vjdeo të hedhur në YouTube.
Ajo zbulon versionin e saj për gjithë ngjarjen që ka ndodhur, duke shtuar se produksioni kanë qenë në dijeni të historisë me Beartin, e po ashtu fotografitë mes tyre i kishin publikuar vetë, edhe pse ishin në njohuri se do të ofendoheshin, e madje kishin marrë dhe kërcënime./Prive.al