Bomba e radhës: Këto foto po i bëjnë të gjithë të besojnë se Andi dhe Melisa janë çift

Melisa dhe Andi janë përfolur shpesh për një lidhje dashurie. Gjithçka ka nisur nga koha kur Fationi e akuzoi Melisën se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një tjetër konkurrent, i cili u aludua nga të gjithë të ishte Andi. Më pas, në rrjet qarkulloi dhe një foto e tyre. Megjithatë, Melisa nuk e vonoi një reagim dhe i hodhi poshtë këto lajme.

Historia e tyre u kthye sërish në fokus, pas një deklarate të bërë nga Shqipe Hysenaj ditën e djeshme.

Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ tha se Andi dhe Melisa janë bashkë dhe po i gënjejnë të gjithë.

Kjo deklaratë ka nxitur kërkimet në rrjet.

Faqe të ndryshme në Instagram kanë kapur disa detaje për të provuar lidhjen e tyre.

Në disa foto të publikuara, dyshja shfaqen të veshur me të njëjtin kapuç.

Në disa foto tjera, ndjekësit kanë vënë re detaje të ngjashme në shtëpitë e tyre. Kjo i ka bërë ata të mendojnë se dyshja kanë qenë në shtëpinë e njëri-tjetrit dhe se mes tyre ka vërtetë diçka.