Kurti sot takohet me Szunyog, pranon Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme do të takohet me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media, ku është shtuar në këtë takim, Kurti do të pranojë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovë, për vitin 2022.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ku do të pranojë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2022.”

Po ashtu është njoftuar se takimi mes të dyve do të zhvillohet në ndërtesën e qeverisë, duke filluar nga ora 17:15.