Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orën 14:25 një person të kërkuar në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik.
Personi i arrestuar me inicialet B.SH., është shtetas i Kosovës, 39-vjeçar.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje’ me dënim burgimi prej një viti. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.