Djali i reperit 50 Cent, Marquise Jackson, i ka ofruar babait të tij 6700 dollarë apo 6890 euro për të kaluar një ditë nga koha e tij.
Djali 25-vjeçar i artistit bëri një postim thumbues në rrjete sociale, duke thënë se shuma mujore prej 6,700 dollarësh (6890 euro) që krijuesi i hitit “In Da Club” i pagoi nënës së tij, Shaniqua Tompkins, për mbështetjen e fëmijëve thjesht nuk ishte e mjaftueshme.
“Meqenëse ju të gjithë mendoni se 6,700 dollarë janë shumë para, dikush do t’i tregojë atij që unë do t’i paguaj 6,700 dollarë për vetëm 24 orë nga koha e tij, në mënyrë që të bëjmë gjithçka që kam dashur të bëj me të si fëmijë”, shkroi Marquise.
“E kuqe e verdhë jeshile çfarëdo ngjyre që ai pëlqen”.
Postimi i Marquise me sa duket nuk kaloi pa u vënë re, pasi 50 Cent – emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson – postoi një video në Instagramin e tij nga emisioni i tij “Power”. Në klip personazhi i tij, Kanani, e vret të birin.
“Nuk ka nevojë për mbishkrim”, shkroi ai.
Javën e kaluar, Jackson foli me reperin Choke No Joke për marrëdhëniet e tij të tensionuara me të atin, duke thënë se shuma që 50 Cent i pagoi nënës së tij ishte e pamjaftueshme.