Ka nisur shpërndarja e thëngjillit falas, për punëtorët e KEK-ut.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës.
“Sot fillojë shpërndarja e thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut. Urime, ta shpenzoni më të mira në familjet tuaja.”, është njoftimi i sindikatës në Facebook.
Me këtë rast është shfuqizuar vendimi i vitit 2018, ku ka ndaluar dhënien e thëngjillit si formë dhurate për punëtorët e KEK-ut. Vendim ky i marrë në Qeverisjen Haradinaj.
Ndryshe shpërndarja e thëngjillit për punëtorët e KEK-ut po bëhet kur në vend veçse është paralajmëruar sfida e furnizimit me energji-elektrike.
Kësisoj qytetarëve të shumtë iu është shfaqur tashmë problemi i ngrohjes gjatë periudhës së dimrit.
Ditë më parë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka propozuar edhe disa nga mënyrat e kursimit të energjisë-elektrike, në mënyrë që të arrihet që qytetarët të sigurojnë ngrohjen edhe në mënyra të tjera.