Osmani takohet me kryeministrin e Greqisë: Diskutojnë për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Greqsisë, Kyriakos Mitsotakis.
Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media, ku është shtuar se në takim Osmani ka theksuar nevojën e përfundimit sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu është njoftuar se ky takim, ka ndodhur në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë.

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Në takim me kryeministrin Mitsotakis, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën e përfundimit sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nevojën për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Presidentja Osmani ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me Greqinë në çështjet me interes të ndërsjellë.