Rizvanolli: Hapet thirrja për t’i ndihmuar qytetarët me pajisje për ngrohje gjatë dimrit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mbajtur sot një konferencë për media.

Me këtë rast, Rizvanolli është deklaruar për masat për subvencionin e efiçiencës së energjisë për qytetarët.

Ajo bëri të ditur se tani është hapur thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për ngrohje për qytetarët.

Sipas saj, këto pajisje kanë vlerë prej gjashtë milionë eurosh.

“Subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes kësaj thirrje ju mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikon direkt në: (i) reduktimin e kërkesës për energji/ energji elektrike dhe (ii) rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për nevojën e kursimit të energjisë”.