Syla i drejtohet Qeverisë: I keni shpallë luftë ma shumë se gjysmës së Kosovës

Gazetari Valon Syla ka kritikuar Qeverinë Kurti se po e nxit rikthimin e grevës, duke bllokuar pagesën e pagave për ata që kanë qenë në grevë.
Sipas tij, dykuptimësia e ligjeve ka bërë që Qeveria mos tua qes nëpër konto rrogat grevistëve. Por ai beson se nëse paditet, Qeveria e humb rastin.

“I keni shpallë luftë ma shumë se gjysmës së Kosovës… keni me shkelë keq”, ka paralajmëruar Syla, në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

A u kurthun apet Qeveria a? S’po i qesin rrogat.Hajde tash kallxoni kush pe bllokon pernime arsimin. Sindikata lëshoj pej, e ju po shihet që jeni fortë të ligë. As keni dashtë zgjidhje, as nuk keni bo dhe po e nxitni grevën me u kthy.Dykuptimësia e ligjeve, jo bon mos me ja qit rrogat grevistëve, jo s’bon, me gjyq si rast e humb Qeveria nëse paditet…I keni shpallë luftë ma shumë se gjysmës së Kosovës… keni me shkelë keq.