Sekuestrohen pesë armë zjarri në Prishtinë

Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale, ka organizuar punën e saj në të gjitha nivelet e stacioneve dhe njësive për krijimin e rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit.

Në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Në këtë vazhdë, vetëm përgjatë vikendit që lamë pas, në pesë lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:· Dy revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 7.65 mm,· Një revole të tipit SIG SAUER, e kalibrit 9 mm,· Një revole të tipit CZ, e kalibrit 9 mm,· Një revole të tipit CZ, e kalibrit 7.65 mm, si dhe§ Nëntëmbëdhjetë (19) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.Se këndejmi sigurojmë qytetarët se strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin sigurisë, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale.