Teuta Krasniqi me dedikim emocional për vajzën në ditëlindjen e gjashtë: Të bekuar me ty

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, është mjaft aktive dhe shpesh ndan me fansat postime në rrjete sociale.

Ajo së fundmi ia ka dedikuar një shkrim vajzës së saj, Kaias, e cila ditën e sotme (e hënë) feston ditëlindjen e gjashtë.

E njëjta ka shpërndarë disa imazhe nga festa e ditëlindjes, ku shfaqet me bashkëshortin Adonisin si dhe vajzën e madhe, Tarën.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i “Një tregim Prishtine” ka zgjedhur fjalët më të bukura për të bijën, duke i uruar shëndet të plotë e suksese në të ardhmen.

Postimi i plotë i Teutës (pa ndërhyrje):

“Kaia

Të shkruaj urim për ty e të mundohem t’a shpreh dashurinë që mbaj në zemër për ty, është sikur të mundohem t’a përshkruaj ngjyrën më të bukur në botë apo melodinë më të këndshme, ndjenjën më të pastër e të pasur të dashurisë më të madhe… sado bukur që tingëllon, prap fjalët nuk arrijnë t’a përshkruajnë ndjenjën më të bukur që ti na bën ta ndjejmë cdo ditë.

Të dua me krejt shpirtin, shpirti i mamit. Urime ditëlindja e 6-të dielli im. Zoti të bekoftë me shëndet të plotë, dashuri të pa kusht, fat të mirë dhe mbarësi në cdo aspekt të jetës. U plaksh e lumtur, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Jemi të bekuar me ty.

Të duam pa kufi, mami, babi dhe Tara”.