Ademi me reagim emocional pasi i pari i FIFA-s po e viziton Kosovën

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është deklaruar shumë i lumtur por edhe emocional që Kosova sot po e pret një mysafirë të madh, shkruan Demokracia.com.

Presidenti I FIFA-s, Giani Infantino sot po qëndron në Prishtinë me ftesë të Ademit dhe ky është një mesazh i madh që futbolli ynë tashmë është në rrugë të mbarë që premton një të ardhme të madhe.

“I lumtur dhe i nderuar që sot e mirëprita presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në vizitën e tij historike në Kosovë.

Ardhja e tij dëshmon respektin dhe përkushtimin që ai dhe shtëpia e futbollit botëror kanë për Kosovën dhe FFK-në.

Mirë se erdhe President!”, ka shkruar Presidenti Agim Ademi pas pritjes që i bëri Infantinos.