Selmanaj reagon pasi një metër dru po shitet deri në 100 €: Qeveria po tallet me qytetarët, turpi s’ka fund

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas lajmit se një metër dru në Prishtinë po shitet deri në 100 euro.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka pyetur se a ka Qeveri ku vend e institucione që kujdesen për qytetarët?

Sipas tij, Qeveria po tallet me qytetarët duke bërë thirrje për kursim të energjisë, duke e quajtur këtë turp të pa fund.

Ekonomia Online ka vizituar shitësit dhe ka intervistuar disa qytetarë që janë ankuar për rritje të papërballueshme të çmimit, por që thonë se nuk kanë alternativ tjetër të ngrohjes.

 

Postimi i plotë:

Deri 100 euro një metër dru!!!A ka qeveri ky vend?!A ka në këtë vend institucione që kujdesen për qytetarët e vet?!

E në vend të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona…

Turpi i tyre nuk paska fund.