Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.
Kështu ka bërë të ditur këngëtarja nga Ferizaj përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Fifi ndër tjera ka zbuluar se kënga mban titullin “Trauma” dhe do të jetë një tjetër bashkëpunimi megjithatë nuk e ka zbuluar emrin e artistit.
“Trauma, së shpejti në bashkëpunim me …?”, ka shkruar Fifi sipër një video të shkurtër që ndau me fansat.
Kujtojmë që edhe projekti i saj i fundit ishte një duet me reperin e njohur Gjiko.
Dyshja e suksesshme në gusht sollën këngën me titullin “365” e që u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube
Ndërkohë, Fifi mbetet e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.
Teksa, sa i përket jetës private prej muajsh këngëtarja po shijon romancën me Adis Patushin.