Ndotja e mjedisit, sekuestrohen tre ekskavatorë e një kamion në vlerë prej 300 mijë eurosh në Gjakovë

Prokuroria Themelore e Gjakovës me urdhër të Gjykatës ka sekuestruar tre ekskavatorë dhe një kamion në vlerë prej 300 mijë eurosh.

Kjo nën dyshimin e bazuar se këto automjete janë përdorur në kryerjen e veprës penale “Ndotja apo degrafimi i mjedisit”.

“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe me urdhër të gjykatës, janë sekuestruar tri (3) ekskavatorë dhe një (1) kamion transportues, të cilat kapin vlerën rreth 300 mijë euro, për shkak të dyshimit të bazuar se janë përdorur në kryerjen e veprën penale “Ndotja apo degradimi i mjedisit”, nga neni 338, paragrafi 1, të KPRK –së” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.