Ariana Grande fotografohet për herë të parë në publik me bashkëshortin

Këngëtarja e famshme, Ariana Grande u pa në xhirimet e “Wicked” për herë të parë në Londër të martën së bashku me bashkëshortin e saj Dalton Gomez.

29 vjeçarja ishte veshur thjeshtë teksa u pa duke u larguar nga seti i xhirimeve dhe duke hyrë në një veturë në pritje pas një dite xhirimesh të adaptimit të ardhshëm skenik, shkruan Daily Mail.

Ariana do të luajë rolin e Glindas në “Good Witch”, që është adaptimi filmik i shfaqjes hit së teatrit Broadway.

Dyshja filluan për herë të parë lidhjen në janar të vitit 2020, me këngëtaren që njoftoi fejesën e tyre në dhjetor.

  

Ata u martuan në një ceremoni private në Montecito, Kaliforni në maj të vitit 2021, ku ajo kishte veshur një fustan të personalizuar nga Vera Wang.