Hoti sërish kritika qeverisë, thotë se është mbyllur plotësisht ndaj bizneseve

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se sa ka qenë LDK në qeveri, kanë punuar shumë për ta nxjerrë ekonominë nga kriza për shkak të pandemisë.

Kështu duke e dorëzuar mandatin me rritje ekonomike, kurse që atëherë Kosova jo që nuk ka shënuar më rritje ekonomike por ka pësuar rënie në këtë drejtim.

Hoti nuk e përjashton mundësin që shkaktarë në këtë drejtim të jenë edhe faktorët e jashtëm por që edhe në politika ekonomike dhe fiskale nuk është ndërmarrë asnjë veprim domethënës.

‘’Qeveria është mbyllur plotësisht ndaj bizneseve. Nuk është mbajtur asnjë mbledhje e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik për të diskutuar shqetësimet e bizneseve dhe për të zhvilluar politikat e reja ekonomike’ , ka shkruar Hoti në Facebook.