Mungon buxheti për anesteziologë në SHSKUK

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sot është takuar me kryesuesen e Bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi dhe me u.d. drejtoreshën e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi të cilët diskutuan për zgjedhjen e drejtorëve të klinikave dhe mungesën e buxhetit për anesteziologë.

Zejnullahu-Raçi gjatë raportimit ka thënë se mungesa e buxhetit është sfidë për ta, duke shtuar se në fillim të mandatit është marrë me sanimin e problemeve të paraardhëseve.

Ajo shtoi se tha se edhe pas largimit të numrit të madh të anesteziologëve janë duke bërë plan që jo çdo klinikë të ketë anesteziologë.

“Është një pozita jo fort e lakmueshme. Në muajin e parë jam marrë me sanimin e situatës. Në atë periudhë kam bërë punë që më është dashtë me bo analiza dhe shumica e klinikave janë vizituar dhe çka mundemi me përmirësuar. ShSKUK është mega strukturë, por që parimisht e ka në funksion vënien e shërbimeve për qytetarë. Tash po hyjmë në fazën e planifikimeve 2023 dhe kam interes që problemet e mëdha të bëhet një plan i detajuar. Buxheti është sfidë dhe ne jemi duke përcjellë situatën dhe jemi në koordinim me Ministrinë e Financave. Për shkak të ligjeve edhe disa projekte nuk mund t’i fillojmë tash”, tha Zejnullahut, raporton .

Ndërsa sa i përket mungesës së barnave dhe materialit shpenzues Zejnullahu tha se furnizimi nuk ka qenë keq për QKUK-në.

“Spitalet rajonale nuk janë nën 76%. Është hera e parë që qeveri ka ndarë buxhet për barna. Këtu ka ndodh mosplanifikim nga ish-menaxhmenti në Onkologji. Problemet onkologjike janë të thelluara ndër vite. Unë konsideroj që duhet ndryshim i ligjit të prokurimit. Ka disa departamente që kanë lista të pritjes më të gjata. Një sfidë që na ka dalë ka qenë rënia e numrit të anesteziologëve dje kam kërkuar të organizohen më pak salla po të jenë efektive. Kam bërë kërkesë për trajnim gjithë menaxherëve të kontratave”, tha tutje Zejnullahu.

“Sfidë ka qenë edhe sigurimi i personelit shëndetësor dhe zgjerimi i kapaciteteve infrastrukturore dhe sigurimi i pajisjeve mjekësore. Kishte me qenë mirë të hartohet një Ligj i prokurimit për shërbime shëndetësore”, tha Rexhepi.

Tutje Rexhepi shtoi se nevojiten rreth 1.2 milion euro për blerjen e pajisjeve.

“…ka pasur problem sepse ka pasur vërshime në onkologji dhe dy javë nuk ka funksionuar. Ajo çka është sfide mungesa e stafit infermierëve. Nevojiten 1.2 milion euro për blerjen e pajisjeve. Janë siguruar po ashtu shtretër të rijnë. Rreth 200 mijë euro është gjetur mall me afat të skaduar. QKUK i mungon një drejtor ekzekutiv”, tha Rexhepi.

Ajo tha se e ka mirëpritur formimin e Komisionit Ekzekutiv, të udhëhequr nga kryeministri Kurti.

“Nuk them se gjithçka shkëlqen në shëndetësi, ankesa ka pasur dhe ka me pas. Çdo ankesë na shtyn me ecë përpara t’i përmirësojmë shërbimet. Ankesa ka edhe në vendet më të zhvilluara të botës. Të gjitha ato nuk është se nuk janë të përmirësueshme dhe çdo gjë e marrim me seriozitet të madh”, ka thënë ajo.

Krejt kjo pasi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka pyetur për Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi të formuar nga kryeministri Albin Kurti, duke komentuar edhe raportimet se raporti i Bordit të SHSKUK-së me ministrin e Shëndetësisë s’është i mirë.