Pasi u eliminua nga gara në ”Dance With Me”, Arbnora Ademaj: E pa drejtë

Siç u bë e ditur mbrëmë në spektaklin e dytë në “Dance With Me”, aktorja kosovare, Arbnora Ademaj, u eliminua nga gara.

Së fundmi, përmes një InstaStory ka reaguar edhe vet ish – Missi,.

Ajo e ka quajtur të padrejtë vendimin e marë nga juria ku mes tre konkurrentëve u eliminua bukuroshja shqiptare.

Duke i falënderuar të gjithë mbështetësit, Ademaj shtoi tutje duke thënë se ka qenë një eksperiencë e bukur për të kaq sa ishte.