Eliminini i Arbnora Ademajt në ‘ Dance with me’ shkakton reagime të shumta jo vetëm në rrjet

‘Dance with me’ në spektaklin e dytë përpos fitues të mbrëmjës, pati edhe të eliminuar.

Ishte ish-Missi Arbnora Ademaj që u eliminua, pasi mbeti në trio me dy konkurentë të tjerë, Valon Shehun dhe Igli Zarkën.

Por, ky vendim i jurisë duket të ketë shkaktuar debat në rrjet.

Komentuesit në faqen zyrtare të emisionit kanë qenë të ndarë në mendime.

Një pjesë e madhe e tyre, e kanë konsideruar vendimin për largimin e Arbnores si të padrejtë, duke shigjetuar për këtë, kryetarin e jurisë, Ilir Shaqiri

‘Shyqyr që shpetoi Dancing with the Stars [programi konkurent] prej një njeriu si puna e Ilirit. E pamë shumë mirë që Arbnora kërceu më mirë nga të tre edhe ndonjë tjetër që duhet të ishte në sfidë por ju si produksion e keni treguar edhe më parë që kurrë nuk merrni vendimet që duhen”, shprehet një prej komentuesve.

Dikush tjetër e ka konsideruar si turp vendimin ndërsa një prej komentuesve është shprehur i pakënaqur me sjelljen siç cilësohet “arrogante” të anëtares së jurisë, Klaudia Pepa.

Ndryshe, kampionja europiane në atletikë, Luiza Gega u shpall fituese e mbrëmjes së dytë.