Pas LDK-së edhe nga PDK-ja kanë reaguar lidhur me udhëtimin e kryeministrit Kurti në Japoni.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në rrejtet sociale, ka reaguar duke thënë se fëmijët kanë mbetur pa shkollë, teksa Kurti rri në Japoni.
“Jo vetëm pa aftësi, por edhe me keq. Indiferencë. Mungesë totale e empatisë. 320.000 fëmijë kanë mbetur tash e një muaj pa shkollë. E Kryeministri? Në Japoni”, ka shkruajtur Çitaku.
Reagim në lidhje me këtë çështje kishte edhe nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.