Supermodelja e njohur u shfaq e veshur mjaft serioze me një kostum të zi me kravatë
Supermodelja e njohur Irina Shayk ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve teksa u shfaq e veshur mjaft serioze dhe me stil në shfaqjen e “Xhorxho Armani” gjatë Javës së Modës në Milan
Me një stil ndryshe nga të tjerët , modelja u shfaq e veshur një kostum të zi dhe kravatë të cilën e kishte kombinuara me një këmishë të bardhë dhe një palë këpucë të zeza.
Me flokët e drejta të hedhura krahëve , 36-vjecarja e kompletoi pamjen e saj me një make up natyral, e cila I nxirrte në pah tiparet e saj
Java e Modës në Milano organizohet nga organizata jofitimprurëse , kamera Nacionale Dela Moda Italiana dhe prezanton rreth 70 shfaqje të modës dhe 90 prezantime të stilistëve, për audiencën ndërkombëtare, përmes sfilatës në pasarela, ekspozitave të stilistëve dhe prezantimeve statike.
Vetem pak kohë më parë , Irina Shayk konfirmoi përmes një postimi në instagram rikthim me regjizorin amerikan Bredli Kuper , teksa shijonin pushimet e tyre familjare në Bahamas.