Kjo marrëveshje po shihet si hap i gabuar i Beogradit zyrtar. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në një përgjigje për “Indeksonline”, duke iu referuar zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA, kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara besojnë se asnjë vend nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë ndërkohë që ajo vazhdon luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës.
“Me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë, ne kemi ministër të Mbrojtjes, kemi ministër të Punëve të Brendshme, por ne jemi qeveri demokratike, progresiste, e shpresës, ndërkohë që përballemi me fqinjët veriorë, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jo demokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Millosheviqit në Kosovë, gjithashtu mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç e pamë edhe së fundi me marrëveshjen e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i Jashtëm serb me atë rus, që duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike”, ka thënë ai të shtunën pas takimit me krerët e komunave.