Ministria e Mbrojtjes dhe FSK kanë organizuar konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, falënderoj anëtarët e gjithë vendeve për përkrahjen e FSK-së.
Një falënderim të veçantë ai e pati për ShBA-në siç tha ai për forcimin e FSK-së dhe procesin e anëtarësimit në NATO.
“Do t’ju falënderoja për bashkëpunimin me partneret tanë për paqen stabilitetin dhe paqen ne rajon. Siç e dini Kosova është një vend i vogël, por me zemër dhe me vlera të larta. Të nderuar me këtë rast falënderoj ShBA-në dhe aleatët, faleminderit për forcimin e FSK-së”.
“Ne po rrisim profesionalizmin, kapacitete tona, na keni premtuar dhe keni aprovuar pakon legjislative në veçanti me konstituimin dhe harmonizimin e këtyre kërkesave në procesin drejt NATO-s”, tha Mehaj.