Publikohet raporti 24 orësh për COVID-19 në Kosovë

Gjashtë raste pozitive në 24-orët e fundit me CODIV-19

Nga 99 testime të kryera për koronavirus, gjashtë nga ta kanë rezultuar pozitiv përbrenda 24-orëshit të fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë. Të njëjtit njoftojnë se përbrenda një dite, janë shëruar tre persona nga koronavirusi.

Numri aktual i rasteve aktive është 44.