Një letër goxha e gjatë është nisur në adresën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga Sindikata e nëpunësëve shtetëror të Kosovës të viteve të 90-ta dhe Sindikata e ish policëve të Kosovës të viteve të 90-ta, .
E shkak për këtë është bërë java e kaluar ku deputetë e shumicës (Lëvizja Vetëvendosje) abstenuan Projektligjin mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
ka arritur të siguroi këtë letër e ku sindilalistët e këtyre dy kategorive shprehin zhgënjimin e tyre për mosshtyerje përpara të projektligjit mbi skemat Pesnionale të Fianancuara nga shteti.
Ata kanë kërkuar që ky projketligj të sillet sa më parë në seancat e Kuvendit dhe të votohet, meqë sipas tyre është e vetmja kjo kategori që nuk e ka të rregullaur statusin e tyre.
Sindikalistët në letrën e tyre vlerësojnë se ligj aktual i ka shkuar për shtati vetëm Serbisë, pasi u ka sjellë favoreve bashkë – punëtorëve të regjimit të Millosheviqit
Ata kanë propozuar edhe disa hapa urgjent që duhet të bëjnë deputët e Kuvendit të Kosoëvs pa dalim pozitë opozitë.
Prandaj rekomandimi ynë sindikal konsiston:
a) që ta votoni në parim në seancë të Kuvendit të ardhshēm këtë Projektligj i cili është në favor të qytetarëve të Kosovës , e jo të opozitës, përpos nëse kanē familjarë të tyre që po e përjetojnë këtë diskriminim kaq barbar me ligj nga shteti i Kosovës!
b) Meqë ju e keni shumicën parlamentare në Kuvend, Ju dhe Zyra e juaj ligjore, mundeni jo vetëm të paraqitni amandamente të ndryshme për ta plotësuar këtë ligj, që të jetë sa më funksional por edhe ti miratoni ato pa ndihmën e opozitës .
Ne shpresojmë , se si përfaqësues të zgjedhur të popullit do ta kuptoni se do të ishte një përgjegjësi e madhe ndaj jush, që mos ta miratoni një Projektligj me ndryshim-plotësime , pasi do tabani një barrë se juve nuk iu intereson se me ligji aktual po vazhdon të diskriminohet një kategori e intelektualëve kosovar që nuk e kursyen jo vetëm punën por rrezikuan edhe jetën e tyre, pasi pas dëbimit nga puna jo vetēm që vuanin për sigurimin e bukës së gojës për familje por ndiqeshin dhe persekutoheshin kudo që i nxinin si armiq të shtetit,kurse ju të vendosni që ky diskriminim mjerisht të vazhhdoj edhe më tutje,se e ka paraqitur opozita, për fajin tuaj , sepse po afrohen afro dy vite nga qeverisja juaj dhe deri më sot nuk keni artitur ta përpiloni jo një Projektligj,por asnjë Amsndament , që kësaj kategorie të shumëvuajtur ti ndërpritet ky diskriminim makabër dhe në seancë të kaluar abstenoni të votoni,një Projektligji, në vēndë qē nē lexim të dytë ta plotësoni, pasi kjo kategori pret nga ju qē të ndërpritet menjëherë ky diskriminim makabër qoftë edhe me një amandament të ndryshim-plotësimit tē nenit 8. parsg 6, ku në vend të termit abstligjor”të tjerët” të zbërthehet në fjalinë: të gjithë atyre që e drejta elementare e punës u është marrë me dhunë nga regjimi/1990/1999, që vërtet nëse nuk e ndërpreni këtë diskriminim vërtet do të ishte turpi i turpit për Ju!
Përfaqësuesi i Sindikatës të nëpunësve shtetror të viteve të 90-ta;
Ndue KALAJ
Përfaqësuesi i sindikatës së ish policëve të Kosovës;
Fatmir TASHOLLI