Nënkryetari i Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar një marrëveshje “të përkohshme” mes Qeverisë dhe përfaqësuesve sindikalë të mësimdhënësve.
Hoxhaj tha pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit se janë humbur 1 milionë orë mësimore deri tash.
“Unë e mora edhe kalendarin e Ministrisë së Arsimit. Nëse nuk gaboj, janë humbur rreth 2 milionë orë deri më tash”, tha Hoxhaj.
Ai tha se “besoj që është në interes të Qeverisë, në interes të mësimdhënësve që të gjendet një zgjidhje”.