Vrasje nga pakujdesia” është cilësuar vrasja e djeshme e një burri në lagjen “Kolovicë e Vjetër” të Prishtinës.
Policia njofton se viktima dhe i dyshuari kishin dalur për për gjueti-rekreacion.
Te i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NGA PAKUJDESIA/Kolovicë e Vjetër, Prishtinë, 25.09.2022-10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kanë qenë për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.