Pse Katy Perry refuzon të punësojë dado për vajzën e saj?

Pavarësisht se këngëtarja Katy Perry është mjaft e zënë me karrierën ajo nuk dëshiron që të punësojë një dado me kohë të plotë që të kujdeset për vajzën e saj.

“Unë kam një dado të mrekullueshme, por nuk kam një dado me kohë të plotë, sepse mendoj se nëse do të kisha një dado me kohë të plotë, atëherë nuk do të mund të dija kurrë se si të kujdesesha për vajzën time “.-është shprehur artistja

Ajo shpjegon se sa herë që nuk punon kryen detyrat e saj si prind.

“Nuk ka rëndësi nëse kam pasur një shfaqje që ka qenë  në 23:00 një natë më parë, zgjohem në orën 6 dhe do të shkojmë të hamë mëngjesin,”  vijon më tej artistja. Këngëtarja  tregon gjithashtu se vajza e saj 2-vjeçare ka filluar të flasë dhe është e mërzitshme kur ajo nuk ndodhet aty në këto momente .

Perry ka folur më parë se sa e rëndësishme është për të që mëngjeset t’i kalojë me vajzën e saj Daisy. Perry dhe aktori i “Lord of the Rings” mirëpritën Daisy, fëmijën e tyre të parë së bashku, në gusht 2020. Ata  janë fejuar  që nga Shkurti i 2019-ës. Aktori ka gjithashtu një djalë 11-vjeç me ish-gruan e tij Miranda Kerr.