Kosovës”, ka thënë Hoxha.
Ajo ka shtuar se kjo javë ka qenë vendimtare për të zgjidhur çështjen me sindikatat, por siç tha ai, qeveria nuk po shqetësohet.
“E përderisa mendoj që kjo javë ka qenë vendimtare ose mund të ketë qenë një javë vendimtare, për gjetjen e zgjidhjes sepse edhe në Komisionin për Arsim dhe Kulturë tentuam që të kemi diskutim por që edhe pardje edhe sot në komision, u pa se sa e pavullnetshme dhe sa jo e gatshme është Qeveria e Kosovës për tu gjetur një zgjidhje në favor të dy palëve. Praktikisht nëse e shikoj në aspektin e ndjeshmërisë dhe përjetimeve që i kam pasur këto ditë duke qenë pjesë e debateve të tilla, kjo qeveri nuk shqetësohet fare për këta fëmijë që nuk shkojnë në shkollë”, ka shtuar ajo.
Deputetja Eliza Hoxha ka thënë se çelësi i zgjidhjes së kësaj situate është tek qeveria. Ajo ka ftuar që të arrihet një zgjidhje gjatë vikendit.
“Krejt çfarë kemi parë deri sot nga kjo qeveri është nëpërkëmbje e vazhdueshme e dinjitetit të mësimdhënësit. Përbuzje, ofendime, përçarje dhe pikërisht kjo lloj gjuhe, qasje nuk mund të jetë në funksion të gjetjes së zgjidhjes. Andaj sot nga këtu e ftoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministren e Arsimit, zonjën Nagavci, ministrin e Financave, zotëri Muratin, që të ulen me urgjencë gjatë javës, jo por gjatë vikendit dhe të përafrojnë qëndrimet dhe të gjejnë një zgjidhje. Të gjejnë një zgjidhje që mësimi të fillojë të hënën që fëmijët e Kosovës të hënën të jenë në bankat shkollor”, ka përfunduar Hoxha.
Ajo tha se nuk është në të mirën e fëmijëve të Kosovës që ky proces të vazhdojë pa pasur një epilog.
Në seancën e sotme, rezoluta e propozuar nga PDK nuk mori mbështetjen e mjaftueshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Vetëm 22 deputetë votuan për, 39 kundër dhe 6 abstenuan.